fbpx

Mario Gece është futbollist I lirë, pasi që i skadoi kontrata me Borusia Dortmundin. Tërë verën mesfushori gjerman ishte në kërkim të klubit të ri, ndërsa tani vjen një nga ofertat më serioze. Trajneri i Bajern Munihut, Hansi Flik insiston që ish reprezentuesi i GJermanisë të rikthehet në klubin e mëparshëm.

Gece ishte pjesë e bavarezëve nga viti 2013 e deri në vitin 2016, pas ardhjes nga Borusia e Dortmundit për 37 mln euro. Tani kaloi 4 vite në radhët e “milionerëve” dhe është në prag të kthimit në Munih.

Mirëpo tani rolet janë ndryshuar dhe Gece do të duhet të pranojë rolin e qëndrimit në pankinë dhe të kërkojë rastin e vet nga pankina, pasi që trajneri Hansi Flik ka formuar ekipin bazë të Bajernit.

Shpërndaj me

Loading...