fbpx

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me rastin e Ditës Kombëtare të Konfederatës Zvicerane, ka uruar institucionet dhe popullin zviceran në ditën më të rëndësishme për ta.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se mbi shtatë shekuj shtet, Zvicra është një storie suksesi.

“Me dekada ishte strehë e shumë bashkatdhetarëve tanë. Të përndjekur nga okupimi, ata gjetën aty lirinë e shprehjes dhe veprimit, në dobi të organizimeve të shumta që edhe ne të jemi të barabartë me popujt e tjerë evropian. Sot, Zvicra është shtëpi e dytë e qindra mijëra shqiptarëve, të cilët me angazhimin e tyre, janë pjesë e pandashme e sukseseve dhe përparimit të saj, qoftë në rrafshin politik, ekonomik, kulturor dhe sportiv. Padyshim, Zvicra ishte dhe mbeti përkrahëse e jashtëzakonshme, në proceset e krijimit dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës, aleate e jona e veçantë dhe historike”, ka shkruar ai.

Shpërndaj me

Loading...