Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka deklaruar se ka refuzuar takimin me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili ndodhet për një vizitë në Prishtinë.

Haradinaj theksoi se nuk do të kishte logjikë që ata të takoheshin, në një kohë kur Rama e ka paditur në gjykatë.

“Është e pamundur me u takua i padituri me paditësin. Kjo s’ka kurrfarë logjike. Nuk ndihem mirë që si i paditur të takohem me askënd e as me zotin Edi Rama”, tha ai në Debat Plus.

Haradinja tha se me Ramën tashmë ka një konflikt ligjor në aspektin paditës dhe i paditur.

“Nuk kam mundësi që në këtë rast të bëjë lëshime”, deklaroi Haradinaj.

Shpërndaj me

Loading...