fbpx

Gjermania tërhoqi vërejtjen se implementimi i Marrëveshjes me Greqinë është kusht për integrimin euro-atlantik të vendit. Përfaqësuesi për Evropën Juglindore nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë, Kristian Helbah ftoi qytetarët të shfrytëzojnë mundësinë historike të 30 shtatorit, duke garantuar se Gjermania do të angazhohet që vendi të fillojë negociatat për anëtarësim në BE vitin e ardhshëm.

Për ne është shumë e rëndësishme që kjo marrëveshje që u arrit, të mund të implementohet. Prandaj do të doja të apeloja tek të gjithë qytetarët e këtij vendi, tek të gjitha forcat politike ta mbështesin këtë mundësi historike. Ju edhe më tej për ne do të mbeteni maqedonas, do të flisni gjuhë maqedonase”- deklaroi  Kristian Helbah, Përfaqësues i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.

Në tryezën e rrumbullakët “E ardhme euroatlantike për Maqedoninë?” Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov shprehu bindje se referendumi do të ketë sukses dhe se qytetarët do të përfitojnë nga dobitë e së njëjtës. Dimitrov akuzoi pushtetin e mëparshëm për papërgjegjësi, që në vend se ta zgjidhte problemin e emrit, e ka shfrytëzuar të njëjtin për të mbuluar keqpërdorimin e pushtetit.

Fillimisht ne para ndërgjegjes sonë dhe pastaj si shërbëtorë të opinionit me këso përgjegjësie bashkë me gjithë shoqërinë tonë u poqëm në krizën e vitit 2015, 2016 dhe pjesën e parë të 2017-tës, sepse pamë se si interesi nacional u shfrytëzua si mbulesë për keqpërdorimet për të cilat dëgjuam”- theksoi  Nikolla Dimitrov, Ministër i Jashtëm.

Ish ministri i jashtëm, Nikolla Poposki me kundër-akuzë se pushteti nuk ka kulturë për të dëgjuar zë kritik dhe se si e tillë nuk është e gatshme të sigurojë konsensus nacional për këtë çështje nacionale. Poposki tha se pushteti e ka partizuar referendumin, duke e përkthyer sipas tij, si “Nëse jeni me ne, jeni pro referendumit; nëse keni kritika për ne, jeni kundër NATO-s dhe BE-së.”

Nëse duam konsensus nacional për çfarëdo qoftë, është e rendit që ato që janë bartës të pushtetit të sigurojnë dhe të jenë të gatshëm për vështrim të caktuar kritik. Ajo që sot e kemi në Republikën e Maqedonisë është gjithçka, përveç përgatitje për vështrim kritik. Në përgjithësi shihet si mundësi që secili debat të kthehet se si të fitohet më shumë pushtet”- pohoi Nikolla Poposki, Ish ministër i Jashtëm.

Poposki shtoi se në BE nuk shkohet me kampanja pro-evropiane, por me implementimin e vlerave evropiane.

Anesa Salihu 

Shpërndaj me

Loading...