“Helenik Petroleum” si pronar i kompanisë OKTA, heshtë rreth ofertës së Qeverisë për uljen e shumës prej 40 milionë euro, që vendi duhet t’i paguaj me normë interesi. Qeveria kërkon që kjo shumë të ulet, sepse nuk është respektuar kontrata për shitblerje nga rafineria. Nga “Helenik” për Alsat thonë se nuk do të komentojnë për mos ta dëmtuar procesin gjyqësor.

Grupacioni HELENIK PETROLEUM nuk do ta komentojë rastin sepse për momentin është lëndë në procedurë të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrimit- thonë nga Helenik Petroleum.

Para dy ditëve, Alsat siguroi një dokument me të cilin vërtetohet se Qeveria ka kërkuar që shuma e padisë të zvogëlohet për rreth 9 milionë dollarë, me arsyetim se edhe nga pala greke nuk është respektuar kontrata për shitjen e OKTA-s. Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi konfirmoi që bisedimet zhvillohen me kompaninë “Helenik”, por edhe ai nuk deshi të zbardh detaje.

Jam i bindur që me argumente dhe bisedime mund të gjejmë zgjidhje që do të jetë situatë fitimtare për të dyja palët, edhe për ne, por kuptohet edhe për investitorin – u shpreh Kreshnik Bekteshi, Ministër i ekonomisë.

Ndryshe, Helenik e paditë Qeverinë e Maqedonisë për mosblerje të 500 mijë tonelata mazut vjetër, aq sa është paraparë me kontratën për shitjen e OKTA-s. Sipas burimeve të Alsat, më 24 korrik është caktuar seanca e re në Gjykatën Arbitrare në Paris. Aktvendimi final sipas planit, pritet të sillet këtë vjeshtë. Kjo është padia e dytë e “Helenik”. Për padinë e parë, vendi pagoi 40 milionë dollarë.

Ile Petreski

Shpërndaj me

Loading...