Promotori i njohur i boksit, Edie Hern, ka konfirmuar se ekziston mundësia që Entoni Xhoshua dhe Endi Ruiz të përballen edhe një herë të tretë mes tyre. Sipas Hern, situata e krijuar nga virusi “Covid 19”, ku me shumë duele janë të shtyra, mund të sjellë një përballje të tretë mes britanikut dhe meksikanit. Ruiz fitoi në qershor të vitit të kaluar duelin e parë me Xhoshuan, me “nokaut teknik”, duke u shpallur kampion bote në peshën e rëndë. Ndërsa britaniku u hakmorr në sfidën e dytë, në dhjetor, ku fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve dhe rimori titujt kampionë,

“Mendoj se një duel i tretë është i mundur, madje kjo sfidë mund të zhvillohet sërish në Amerikë, në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut. Në fakt, Xhoshua e kërkojnë edhe në Arabi, si herën e fundit. Një përballje mes tyre ka ngjallur shumë interes, ndaj gjithçka mund të ndodhë në të ardhmen”, tha Hern.

Shpërndaj me

Loading...