Mes protagonistëve të mëdhenj të sezonit kuqezi, Teo Hernandez është jo vetëm një nga futbollistët më të rëndësishëm të grupit kuqezi, por edhe një nga bomberat e ekipit të Piolit. Mbrojtësi francez, me golin e shënuar ndaj Napolit, është bërë mbrojtësi i krahut me më shumë gola në një sezon të vetëm me fanelën e Milanit.

Hernandez, në fakt, me 7 gola (6 në kampionat dhe 1 në Kupën e Italisë), ka kaluar Serzhinjon dhe Kaladzen (që ndalen me 5 gola), kur ky i fundit luante si mbrotjës krahu.

Shpërndaj me

Loading...