fbpx

Kanë filluar hetimet për djalin 10 vjeçar të Kristiano Ronaldos. Djali i Ronaldos është filmuar duke drejtuar një moto skaf i vetëm, pa kujdestari në Paul do Mar në jug të Madeiras. Halla e tij e ka ngarkuar pamjen në rrjetet sociale gjatë të shtunës dhe shefi i policisë detare Guerreiro Kardoso konfirmoi të hënën se një hetim ishte duke u zhvilluar. Ai i tha gazetës portugeze “Expresso” se ishte në dijeni të asaj që kishte ndodhur dhe incidenti tani po hetohej të konstatonte saktësisht se çfarë kishte ndodhur dhe “nëse duhej të paguhej gjobë”. /Indeksonline/

Shpërndaj me

Loading...