fbpx

Një person i cili mbante transparent në të cilin shkruante “Lirojeni Hong-Kongun” dhe u ndesh me motorin e tij drejt policisë gjatë protestave antiqeveritare të mërkurën, është personi i parë i akuzuar për nxitje të separatizmit dhe terrorizmit sipas ligjit të ri për siguri nacionale të atij territori gjysmëautonom kinez.

Në videon e publikuar në internet shihet se si 23-vjeçari Tong Jung-kit rrëzon me motorin e tij disa policë në një rrugë të ngushtë, pas çka rrëzohet nga motori i ti, e më pas arrestohet.

Policia kumtoi se disa nga policët ishin lënduar, ndërsa Tong, i cili është person mjekësor, është hospitalizuar.

Tong u akuzua për më pak se 24 orë pasi që qeveria e Hong-Kongut kumtoi se transparenti “Lirojeni Hong-Kongun – revolucion i kohës sonë” përmbante konotacion separatist apo subverziv sipas ligjit të ri.

Ligji i ri për siguri nacionale hyri në fuqi në Hong-Kong më 1 korrik, në 23-vjetorin e dorëzimit britanik të Hong-Kongut Kinës, në vitin 1997.

Ligji e kriminalizon shkëputjen, subversionin, terrorizmin dhe marrëveshje me fuqi të huaja, ndërsa personat e dënuar për vepra të tilla penale mund të dënohen me burg të përjetshëm.

Shpërndaj me

Loading...