Gati 15,000 punëtorë të hotelierisë janë larguar nga puna që nga paraqitja e koronavirusi. Hotelierët njoftojnë se nuk do të përdorin masat qeveritare, dhe shteti t’i përdorë drejtpërdrejt këto para për ata që humbën punën. Masat e miratuara për këtë sektor janë të pamjaftueshme dhe të paqarta, dhe në vend të ndihmës ata do të na sjellin borxhe shtesë, thonë nga grupi.

Kur institucionet nuk na ndihmuan të kujdesemi për njerëzit në sektorin tonë, tani do t’i lejojmë shtetit të kujdeset drejtpërdrejt për ta. Në këtë mënyrë, institucionet do të jenë në gjendje tu ndihmojnë atyre drejtpërdrejt pa na futur në borxhe me kreditë për kontribute dhe kosto të akumuluara”-tha Martin Angelovski, Grupi i hotelierisë.

Do të ketë largime masive nga puna në mikrobizneset deri në 10 të punësuar, nëse qeveria nuk miraton masa të tjera. Përfaqësuesit e ndërmarrjeve të vogla që punësojnë deri në 50 persona thonë se nuk duan të largojnë nga puna, por me masat aktuale të qeverisë ata së shpejti do të duhet ta bëjnë këtë.

Është koha për të propozuar masa, që nuk do të jenë diskriminuese dhe nuk do të vlejnë për dikë më shumë, e për dikë më pak, dhe ne kemi mbetur në prag të kolapsit, si qytetarë të klasës së dytë pa ndonjë ndihmë”-theksoi Katerina Petrovska, Grupi i mikrobiznesëve.

Të dy sektorët kërkojnë që paga dhe kontributet e punonjësve të tyre të merren përsipër nga shteti në muajt e ardhshëm. Sipas të dhënave të publikuara një ditë më parë në Alsat, më shumë se 20,000 njerëz kanë humbur punët e tyre vetëm në muajin e kaluar.

 

Andrea Çobanova

Shpërndaj me

Loading...