fbpx

Kur 27-vjeçari nga Japonia,Tetsuya Inoue vendosi të shkonte në hotelin e gjyshes së tij, “Asahi Ryokan” , nisi të mendonte për një mënyrë më efektive për rritjen e biznesit.

Pas shumë mendimesh, i erdhi ideja gjeniale. Po sikur të shfrytëzonte internetin për të tërhequr audiencën? Klientët që do të vinin në hotel do të paguanin vetëm 1$ nata, por me një kusht!

I gjithë qëndrimi i tyre në hotel të filmohej (livestream). Ç’do të thotë kjo? 27-vjeçari shpjegoi për CNN se ndonëse do të filmohen gjatë qëndrimit të tyre, nuk do të përgjohen bisedat që bëjnë apo telefonatat. Gjithashtu, në tualet nuk ka kamera dhe klientëve iu lejohet t’i fikin dritat.

Këtë, i riu nga Japonia e shpjegon më mirë na kanalin e tij në YouTube të quajtur “One Dollar Hotel” (Hoteli 1 Dollarësh).

 

Gjithçka ndodh në atë dhomë, gjendet më vonë në YouTube. Ndonëse është ende herët, 27-vjeçari duket se po ia arrin qëllimit të tërheqë audiencë. Edhe kur s’ka asnjë pushues në hotel, ai sërish u tregon njerëzve ç’ndodh në hotel.

Shpërndaj me

Loading...