Maksut Abazi, Hoxha i Porojit thotë se virusi korona ekziston dhe bën thirrje që njerëzit te evitojnë grupimet qoftë edhe për raste familjare, si dasma ose varrime. Ai doli hapur thënies së ish kreut të BFI-së Sulejman Rexhepit se korona ka vdekur duke thëne se edhe librat fetarë thonë se vlerësime të tilla duhet të japin vetëm ekspertët. Imami Maksut Abazi fliste për programin 200, që do të transmetohet sonte në ora 22.00 ku të ftuar janë edhe Sonja Grazhdani, mjekja e re shqiptare që ishte pjesë e transplantit të parë të zemrës në vend. Adelina Marku, Opinioniste dhe Visar Ganiu, Kryetar i Çairit, i cili nga vetëizolimi jep një pasqyrë të situatës.

 

Shpërndaj me

Loading...