Para fillimit akoma të pasigurt të sezonit turistik, koncesionarët me plazhet në Strugë dhe Ohër nuk e dinë se në çfarë mënyre do të funksiononin ata me masat e reja të punës në distancë? Një problem shtesë është se marrëveshjet u kanë skaduar të gjithë koncesionarëve.

Disa koncesionar kanë sugjerime se si të zgjidhin problemet gjatë këtij sezoni. Ata kërkojnë që tu vazhdohen kontratat, por edhe të rishikohet çmimi i qirasë.

Nëse çmimi mund të ulet, ose nëse nuk mund të arkëtohet dhe plazhet të mbyllen deri në orën 20:00. “Të ketë plazhe, të mos ketë restorante, diskoteka”-tha Ilija Xheparoski-koncesionar me një plazh në Ohër.

Përndryshe, nga masat e reja që eventualisht do të duhet të zbatohen, koncesionarët thonë se ajo që ata do të jenë në gjendje të përmbushin, është që ti dezinfektojnë vazhdimisht shazllonet dhe pajisjet si dhe të kenë kujdes në distancën midis mysafirëve.

Miki Trajkovski

Shpërndaj me

Loading...