fbpx

7 viktima dhe 138 raste të reja me Covid-19 janë shënuar në 24 orët e fundit. Më shumë raste të reja ka në Shkup, respektivisht 47, Kumanovë-17 si dhe Shtip-16. Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se kanë ndërruar jetë 7 pacientë, dy nga Shkupi, pacient nga Makedonski Brodi, një pacient nga Kërçova, një 27 vjeçar nga Manastiri, një nga Dibra dhe një pacientë nga Shtipi. Në 24 orët e fundit janë shëruar 144 pacientë.

Shpërndaj me

Loading...