Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot e plotësoi Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për arsimin e lartë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Ndryshimet e Dekretit parashikojnë që secili institucion i arsimit të lartë ku ekziston mundësi për aplikim të plotë të protokollit tashmë të përgatitur për organizimin e provimeve në institucionet e arsimit të lartë, krahas organizimit të mësimit në distancë, duke aplikuar mjete të komunikimit elektronik, do të mund të organizohet edhe realizimi i programeve studimore dhe vlerësimi i njohurive me pjesëmarrjen fizike të studentëve dhe profesorëve dhe, njëherësh, përmes prezencës fizike të të punësuarve mund të realizohet puna e Shërbimit profesional.

Kjo nënkupton se institucioni i arsimit të lartë, në ndërkohë, mund të organizojë edhe ligjërata, ushtrime, të zbatojë forma të vazhdueshme të kontrollimit të njohurive, mësimin individual dhe format e tjera që janë adekuate për specifikën e sferës mësimore-shkencore dhe artistike, si dhe mund të organizojë mësim konsultativ-instruktiv, punë individuale studimore (hulumtimi i literaturës, punime seminari, punë projektuese), provime dhe kolokfiume, si dhe mbrojtje të punimeve të diplomës, magjistraturës dhe doktoraturës në ambientet e institucionit.

Kuptohet, e gjithë kjo duhet të jetë në përputhje me protokollin dhe masat e shqiptuara deri më tani për mbrojtje nga virusi Korona COVID 19.

Shpërndaj me

Loading...