Shtetasit e Maqedonisë së Veriut  që kanë mbetur jashtë shtetit për shkak të bllokimit si pasojë e pandemisë Cvodi-19, do mund të kthehen, pa shkuar në karantinë, nëse kanë çertifikatë ku vërtetohet se kanë rezultuar negativ ndaj Covid-19, në test të kryer 3 ditët e fundit. Të njëjtit në vend të karantinës së detyrueshme shtetërore do të futen në vetizolimit të detyrueshëm shtëpiak.

Në vend të karantinës së detyrueshme shtetërore, do të përcaktohet izolimi i detyrueshëm shtëpiak edhe për shtetasit e huaj, për të cilët Shtabi i Përgjithshëm për Koordinim me Kriza vlerëson se paraqesin interes shtetëror ose ekonomik. Shtetasit e huaj duhet të paraqesin çertifikatë mjekësore ku dëshmohet se kanë rezultuar negativ në PCR-testin për koronavirus, të njëjtit detyrohen të respektojnë protokollet e Komisioni për Sëmundje Infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

Shpërndaj me

Loading...