Qeveria kanadeze e vazhdoi ndalesën për hyrje për shumicën e të huajve në vend, deri në fund të korrikut, si pjesë e përpjekjeve për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Kufizimi, i cili vlen për të gjithë, përveç qytetarëve kanadezë dhe banorëve të përhershëm, si dhe shtetasve të SHBA-së që vijnë në Kanada për arsye jetësore, do të duhej mbrëmë të mbaronte, por është shtyrë deri në fund të korrikut.

Zëdhënësja e agjencisë kufitare kanadeze, deklaroi se janë mbyllur të gjitha hyrjet në të gjitha vendkalimet kufitare.

Hyrja në vend, megjithatë, lejohet për ata që kanë anëtarë të familjes së ngushtë që janë shtetas kanadezë ose kanë vendbanim të përhershëm në Kanada, si dhe anëtarët e ekuipazheve të aeroplanëve.

Kufiri në mes Kanadasë dhe SHBA-së, gjithashtu, është i mbyllur, përveç për punëtorët, për të cilët vendet e punës janë me rëndësi të madhe, ndërsa kjo u miratua me vendim të veçantë të qeverisë, i cili vlen deri më 21 korrik.

Shpërndaj me

Loading...