fbpx

Çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet vetëm nëse paguhet vlera e kostos dhe fitimit nga furnizuesi universal EVN Home. Ky është qëndrimi i liderit të VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski ndaj çmimit të ri të energjisë elektrike. Ai theksoi se disa herë e ka paralajmëruar Qeverinë se me liberalizimin e tregut do të ketë çmim më të lartë të energjisë elektrike.

Imagjinoni vlerën e paguan furnizuesi universal e ka fituar kompaninë e atëhershme shtetërore ELEM, me një marzhë më të ulët edhe atë 11.5%. Për të ulur çmimin e energjisë elektrike ose për të mos u shtrenjtuar, vetëm duhet të zvogëlohet marzha i furnizuesit universal asgjë më shumë e asgjë më pak. Deri kur qytetarët e Maqedonisë do të paguajnë marzhë e cila historikisht është më e larta në Evropë dhe nuk është e krahasueshme me vendet shumë më të pasura, 11.5 për qind janë shumë në kurriz të qytetarëve”-tha Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

LSDM nuk ka reaguar ndaj akuzave të Mickoskit se Qeveria është fajtore për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Më parë, edhe nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkuan që në vend që të rritet, çmimi i energjisë duhet të ulet. Tani për tani, qëndrimi i kompanive energjetike është që ata nuk do të kërkojnë ulje të çmimit sepse përndryshe do të punonin me humbje. Nga ana tjetër, qytetarët paralajmërojnë protesta të reja, me kërkesë nga institucionet kompetente që të rishqyrtojnë vendimin.

Andrea Çobanova

Shpërndaj me

Loading...