Komisioni Antikorrupsion po i shqyrton masat e qeverisë për të ndihmuar qytetarët dhe kompanitë si dhe kartelat pagesore prej 3000, 6000 dhe 9000 denarë për dalje nga kriza e shkaktuar nga virusi korona. Për televizionin Alsat ata thonë se në prag të zgjedhjeve meritojnë vëmendje, por theksojnë se nuk kanë shumë hapësirë për reagim sepse me dekret, Qeveria shfuqizoi nenin 8-a, i cili përcakton që mos të ketë pagesa jashtë normës së paraparë. Dekreti do të jetë i vlefshëm deri në mbarim të gjendjes së jashtëzakonshme, ku nuk do të ketë më hapësirë për ndalimin e ndihmës që do të paguhet deri më 30 maj. Kartelat e njëhershme do të jenë kontestuese, pasi pagesa e tyre është planifikuar pas gjendjes së jashtëzakonshme.

VMRO DPMNE akuzon se kartelat pagesore do të kushtojnë më shumë nga që do të marrin qytetarët.

Ryshfet i pastër në kohën e periudhës parazgjedhore, zgjedhje që po i shtyn Zoran Zaevi. U premton para qytetarëve, siç premtonte më parë 500 euro, 13 rroga”-tha Naum Stoilkovski, VMRO-DPMNE.

Në LSDM thonë se VMRO DPMNE fajëson sa herë që paratë nuk përfundojnë në xhepat e tyre.

VMRO DPMNE është konfuze, nga njëra anë po ikin nga zgjedhjet, nga ana tjetër, na akuzojnë për ryshfet zgjedhor. Do t’i kuptoj ata, është normale kur keni frikë të përballeni me zgjedhje, dhe natyrisht edhe humbje në zgjedhje”.

Masat qeveritare për ndihmë financiare kushtojnë 650 milion euro.

Vesna Vellkova

Shpërndaj me

Loading...