Miliarderët që duan të kalojnë verën të izoluar nga pjesa tjetër e njerëzve, për të shmangur rrezikun e infektimit me koronavirus, tani kanë një opsion tepër luksoz, e gjithashtu super të shtrenjtë. Jahti i quajtur “Dhelpra fluturuese” ka një pishinë gjigante, dhomat dhe restorantet e një hoteli me 5 yje, parkim për helikopterin dhe nëndetësen dhe një spital të tijin, për të mos vuajtur në asnjë moment nga mungesa e kujdesit shëndetësor. Anija është 137 metra e gjatë dhe në të mund të qëndrojnë deri në 34 të ftuar, si edhe 54 vetë, personel që nevojitet për ta mbajtur në punë.  Jahti i ndërtuar në Gjermani ka një vlerë pre 554 milionë eurosh, por gjatë muajve të verës jepet me qira për 3 milionë euro në javë, ose gati 20 mijë euro në orë.

Shpërndaj me

Loading...