Gjykata Themelore Penale në Shkup sot ka shqiptuar dënimin për të akuzuarit në lëndën “Transportuesi”.  Ish-kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski është dënuar me 8 vjet burg përfshi këtu kohën e kaluar në arrest shtëpiak.  Udhëheqësi i atëhershëm financiar në Komunë u dënua me gjashtë vjet e gjashtë muaj burg. Me dy deri në tre vjet burg janë dënuar gjithsej dhjetë përfaqësues të kompanive të transportit. Dënim me kusht kanë marrë drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme, por edhe disa menaxherë të ndërmarrjeve.

Të dënuarit ndiqeshin për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me organizimin e transportit të fëmijëve në Manastir, me çka është bërë keqpërdorim i rreh 360.000 eurove.

Lënda u hap nga ana e Prokurorisë Speciale Publike, ndërkaq e udhëhoqi gjykatësja Dobrilla Kacarska.

Shpërndaj me

Loading...