Nuk do të ketë rritje të pagës minimale, derisa Qeveria të jetë e sigurt se ekonomia do të mund t’i bëjë ballë rritjes së re. Pas paralajmërimit se industria e tekstilit është në prag të kolapsit, për shkak të rritjes së pagës minimale për punëtorët, Qeveria siguron se në periudhën e ardhshme do të punohet për rritjen e produktivitetit, përmes zhvillimit teknik dhe teknologjik.

Unë kam biseduar edhe me Odat Ekonomike dhe punëdhënësit dhe ata thonë se kjo rrogë është shterur tashmë, përveç gjithçka që ju kërkuam të bënit dhe ajo ishte subvencionim i kontributeve sipas shembullit të vendeve fqinje dhe ne aktualisht jemi të qëndrueshëm. Tani me ata diskutojmë për zhvillimin teknik dhe teknologjik në kompanitë, me qëllim të rritjes së produktivitetit dhe nuk do të vazhdojmë të rrisim pagën minimale, nëse nuk jemi të sigurt se ekonomia mund ta mbajë atë”-tha Mila Carovska, zv/kryeministre për çështje Ekonomike.

Ekspertët ekonomikë kanë paralajmëruar se çdo rritje artificiale e pagës minimale do të ketë një ndikim negativ në ekonomi. Analizat e fundit kanë treguar që rritja e pagës minimale nuk ka ndikuar aspak në rritjen e pagave të tjera, por përkundrazi ka pasur barazim të pagës, të atyre më pak produktive, me ata të punëtorëve më produktivë. Që nga dhjetori i vitit të kaluar paga minimale u rrit në 14.500 denarë dhe këtë shumë e marrin afro 10.000 punonjës.

Andrea Çobanova

Shpërndaj me

Loading...