fbpx

Hungaria dhe Spanja do të përballen të dielën në Kampionatin Evropian në uaterpolo.  Hungaria në gjysmëfinale mundi Malin e Zi me rezultat 10-8. Malazezët filluan më mirë dhe e fituan çerekun e parë me 2-1, mirëpo në vazhdim hungarezët morrën kontrollin e lojës dhe fillimisht mbylli çerekun e dytë me 4-3 dhe pastaj e ngriti epërsin në çerekun e fundit , që të fitojë me rezultat 10-8. Në finalen e madhe, Hungaria do të përballet me Spanjën , e cila në gjysmëfinalen e dytë, mundi Kroacinë me 9-8.

Shpërndaj me

Loading...