fbpx

I dashuri i Dafina Zeqirit, Dj Geek, feston sot 28-vjetorin e lindjes dhe nuk kishte se si të mungonin dhuratat.

Mirëpo, më të bukurat padyshim ia ka bërë këngëtarja, e cila e ka surprizuar pa masë.

Dafina i ka organizuar një festë së bashku me miqtë e përbashkët. Ka qenë vetë këngëtarja që i ka postuar pamjet nga festa në Instagram dhe vihet re që ajo është kujdesur për dekorin e ambjentit dhe për tortën e personalizuar.
Ndërsa Dj Geek ka postuar një foto në “Instastory”, ku tregon dhuratën që ka marrë nga Dafina, një palë atlete firmë.

Në mbishkrimin e fotos, Dj Geek shkruan: “Edhe diçka tjetër nga Dafina”, duke e shoqëruar emrin e këngëtares me një emoji mbretëreshë.

Shpërndaj me

Loading...