Një burrë 104-vjeçar, i cili i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore dhe pandemisë së Gripit Spanjoll, besohet të jetë personi më i moshuar i cili është shëruar nga koronavirusi.  Bill Lapschies, i cili lindi në Salem në vitin 1916, shfaqi simptoma të lidhura zakonisht me virusin vdekjeprurës, më 5 mars. Ai u fut në izolim në Shtëpinë e Veteranëve në Oregon, ku aktualisht banon. Lapschies kishte simptoma të moderuara të koronavirusit, sipas mjekut të tij duke mos zhvilluar asnjëherë problemet të rënda të frymëmarrjes. Pasi i mbijetoi fillimisht Gripit Spanjoll më 1918, që shkaktoi 50-100 milionë viktima në mbarë botën, Lapschies më pas u përball me Depresionin e Madh të viteve 1930, i cili filloi në SHBA.

Shpërndaj me

Loading...