Një vrasje në tentativë ka ndodhur mbrëmë në Qafë-Duhël të komunës së Suharekës.
Viktima bashkë me një dëshmitar ka shkuar tek shtëpia e të dyshuarit për të kërkuar një borxh de pas një konflikti verbal kanë filluar të godasin njëri-tjetrin me grushte.

Derisa të njëjtit ishin duke u përleshur fizikisht, djali i të dyshuarit i moshës së mitur ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë një armë, duke shtënë disa herë në drejtim të viktimës, njofton raporti 24 orësh i policisë përcjell Klan Kosova.

“VRASJE NË TENTATIVË – Qafë-Duhël , Suharekë, 01.07.2020-22:55. Viktima mashkull kosovar se bashku me një dëshmitar ka shkuar tek shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar për të kërkuar një borxh dhe pas një konflikti verbal kanë filluar të godasin njëri tjetrin me grushte. Deri sa viktima dhe i dyshuari kanë qenë duke u përleshur fizikisht djali i të dyshuarit mashkull kosovar i moshës se mitur ka shkuar në shtëpi ka mare një armë dhe ka shtënë disa herë në drejtim te viktimës. Viktima është dërguar ne Spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekut kujdestar gjendja e tij është e rëndë nga lëndimet që i ka marrë nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka konfiskuar pistoletën me shtatë fishekë dhe dy gëzhoja. Me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”.

Shpërndaj me

Loading...