fbpx

Sulmuesi kërçovar i Shkëndijës, Besart Ibraimi pas rekordit si futbollisti i parë që fiton tre herë rresht titullin “Këpuca e Artë” (golashënuesi i sezonit) në elitën vendore, tashmë edhe zyrtarisht shkruan emrin e tij si autori i më shumë golave në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, plot 167.

“Sigurisht se për mua paraqet kënaqësi të veçantë të jem bartës i këtij rekordi dhe për këtë dua të falemenderoj gjithë ata që më kanë ndihmuar në rrugën time drejt kësaj arritje. Falemenderimet i takojnë Zotit që më dha shëndet dhe mundësi të arrij këtë sukses. Padyshim mirënjohës për bashkëlojtarët, trajnerët dhe gjithë në klub, bashkë me tifozët e Shkëndijës dhe “Ballistët” pa mbështetjen e të cilëve nuk do ishte e mundur kjo arritje. Një dedikim edhe për familjen që gjithmonë më ka përkrahur për të ecur përpara,” tha Besart Ibraimi për faqen zyrtar të klubit tetovar.

Me dy golat kundër Shkupit, B. Ibraimi kompletoi 85 realizime kampionale me fanellën e Shkëndijës në Ligën e Parë ku zhvillon sezonin e pestë si kuqezi. Tre herë rresht doli golashënuesi i sezonit (25 gola në sezonin 2015/16, 20 gola në atë 2016/17 dhe 23 gola në sezonin 2017/18), për tu ndalur në 11 gola (në vetëm 10 ndeshje) sezonin e shkuar kur duhej të operojë ligamentet e kryqëzuara. Këtë kampanjë në kampionat ka realizuar 6 herë dhe 2 gola në Kupë. Gjithsej në ndeshjet zyrtare me Shkëndijën, deri tani Besarti ka realizuar 114 gola (85 kampional, 15 në Kupë dhe 14 në Kupat e Europës).

Shpërndaj me

Loading...