Në Kërçovë deri ditën e djeshme janë regjistruar gjithsej 30 raste me Covid-19, prej të cilëve 25 janë raste aktive. Në mesin e të sëmurëve me Covid-19 është edhe imami i xhamisë së qytetit.

“Për këtë arsye kemi vendosur që tetë xhami, të cilat janë në afërsi në rajonin e Kërçovës të mbyllen përkohësisht. Ne si Myftini vlerësojmë se besimtarët që vizituan xhaminë ku po shërbente imami i infektuar, tani mund të shpërndahen për kryerjen e lutjeve në xhamitë e rrethinës, kështu që vendosëm të ndërmarrim një hap të këtillë, mbi të gjitha, për të mbrojtur shëndetin e besimtarëve, tha Myftiu Murat Efendi Useini nga Kërçova.

Ai shtoi se xhamitë do të mbeten të mbyllura deri të premten.

Shpërndaj me

Loading...