fbpx

Njohësit e çështjeve evropiane janë të mendimit se përplasja në Bruksel gjithsesi se do të reflektohet në Shkup. Sipas Ardita Imerit nga Instituti për Politikë Evropiane, pezullimi i negociatave për anëtarësim në BE derisa të arrihet konsenzus mes shteteve-anëtare, mund të zbeh reformat në vend. Imeri sugjeron t’u shmanget limiteve kohore rreth asaj se kur vendi do të fillojë negociatat për anëtarësim në BE, pasi pa filluar me punë Komisioni i ri Evropian, çdo afat që qarkullon në opinion është joreal.

Kjo përplasje mund ta zgjasë procesin e arritjes së ndonjë konsensusi, rreth asaj se kur do të fillojë të punohet në këtë metodologji dhe për ne çdo humbje kohe ka pasoja në planin e brendshëm. D.m.th. secila zgjatje e procesit, se ne a do të fillojmë negociatat, apo do të fillojë të reformohet metodologjia e zgjerimit, do t’i demotivojë forcat reformuese, do të ngadalësohemi në procesin e reformave. Pra kjo gjithsesi ka efekt në shtetin tonë”-tha Ardita Abazi Imeri nga Instituti për Politikë Evropiane.

ALSAT

Shpërndaj me

Loading...