fbpx

Sulmuesi i Lacios, Çiro Imobile me golin e shënuar në fitoren 2-0 ndaj Breshës, aktualisht prin listën e golashënueve në Evropë me 35 gola, duke lënë pas Robert Levandovskin me 34 gola. Tani sulmuesi i Lacios është lider aktual në listën për “Këpucën e Artë”, ku vetëm Kristiano Ronaldo mund të arrijë italianin. Portugezi Ronaldo ka shënuar 31 gola deri më tani dhe duhet të zhvillojë edhe dy ndeshje.

Shpërndaj me

Loading...