fbpx

Shteti duhet të përmbahet nga rritja e pagës minimale, në mënyrë që të shmanget një kolaps i plotë i industrisë së tekstilit. Në vend që të rritet artificialisht paga minimale, shteti duhet të japë mbështetje sistematikisht për një produktivitet më të madh, thonë ekonomistët. Sipas tyre, tekstilet e Maqedonisë së Vreriut duhen ristrukturuar, të futen teknologji të reja dhe ta modernizojnë prodhimin.

Maqedonia ka nevojë për teknologji dhe pajisje, dhe ka nevojë për frymën sipërmarrëse të kompanive, që do të organizojnë këtë proces dhe do t’i drejtojnë punëtorët dhe do ta bëjnë atë alokim. Sidoqoftë, parakushti i parë dhe më i rëndësishëm është një mbështetje sistemore e shtetit. Në pjesën e paralajmërimeve për rritje të mëtejshme të pagës minimale, sepse fundja kjo nuk do ti dëmtojë pronarët, që do të detyrohen të mbyllin fabrikat e tyre, por do tu bëjë shumë më tepër dëm punonjësve në këtë industri”-tha Darko Llazarov, profesor i universitetit.

Pronarët e fabrikës së tekstilit gjithnjë e më shumë konsiderojnë transferimin e kapitalit të tyre në sektorë të tjerë, sepse sektorit i mungon kuadër i kualifikuar dhe nuk ka asnjë fitim, thonë ekonomistët. Aktualisht, rreth 30.000 njerëz punojnë në industrinë e tekstilit, dhe sipas statistikave, paguhen pagat në vlerë prej 17.800 denarë.

Andrea Çobanova

Shpërndaj me

Loading...