Infektologu Ilir Demiri nga Klinika Infektive në Shkup për Alsat tha se në këtë Klinikë momentalisht trajtohen 40 pacientë me Covid-19, prej të cilëve 16 janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Demiri tregoi edhe për terapinë me të cilën trajtohen këta pacientë.

“Terapia që iu duhet për momentin përkrahja me oksigjen. Marrin terapi me oksigjen…me maskë varësisht prej gjendjes. Ka maskë që përdoret përmes hundës, maskë që mbulon komplet gojën dhe maskë që ka oksigjen të koncentruar me rezervuar. Nëse përkeqësohet gjendja e pacientëve, atëherë shkalla tjetër e ndihmës është ventilimi joinzaviz… ajo konsiston një maskë që mbyllet përafërsisht hermetikisht në sipërfaqen e fytyrës dhe i jepet oksigjen përmes makinës dhe me shtypje i ndihmohet shumë. Këto janë edhe rekomandimet dhe preferencat e kolegëve nga e gjithë bota, Kovidi është sëmundje e re dhe rekomandimet ndryshojnë. Nëse pacienti në fazë terminale nuk mund të sigurojmë pasurimin e gjakut me këto mjete ndihmëse, si alternativë të fundit përdorim ventilimin e drejtuar”, tha mes tjerash infektologu Demiri.

Shpërndaj me

Loading...