Borha Valero raportohet se është në rrugën e tij drejt fitimit të një kontrate të re me Interin pasi u fut përsëri në planet e Antonio Kontes. Karriera e Valero te Inter dukej se kishte mbaruar, me marrëveshjen e tij aktuale që skadon në fund të sezonit dhe Konte preferoi opsione të tjera në mesfushë. Sidoqoftë, 35-vjeçari është paraqitur në çdo ndeshje që nga rikthimi, duke startuar tre prej tyre.

“Gazzetta dello Sport”, pretendon se ‘angazhimi, profesionalizmi dhe sjellja e përgjithshme e tij’ është vërejtur nga trajneri, si dhe aftësia e tij për të ndjekur udhëzimet taktike.  Prandaj, gazeta shkruan se është e mundur që spanjollit do t’i ofrohet një kontratë e re deri në vitin 2021. Valero ka bërë 22 paraqitje për Nerazzurri këtë sezon, duke shënuar tre gola.

Shpërndaj me

Loading...