fbpx

Skuadra e Inter ka marrë biletën për gjysmëfinalen e Ligës së Evropës. ‘Zikaltrit’ me rezultat 2:1 mundën Bayer Leverkuzenin në takimi e parë të çerekfinales. Nikollo Barrela hapi rezultatin në minutën e 15-të, para se Lukaku të shënojë golin e dytë për skuadrën nga Milano.

Me këtë rast, Lukaku vendosi rekord të ri, pasi që u bë lojtari i parë në historinë e këtij kompeticioni që shënon në 9 ndeshje radhazi. Për rezultatin final u përkujdes ylli në rritje, Kai Havertz, i cili shënoi në minutën e 25’. Nuk kishte ndryshim të rezultatit në vazhdim, ndërsa Interi nga Milano në gjysmëfinale pret fituesin nga ndeshja Shakhtar Donetsk – Basel.

Shpërndaj me

Loading...