fbpx

Skuadra e Interit është rikthyer në pozitën e dytë në Seria A, pasi ka mposhtur Torinon në shtëpi me rezultat 3:1. “Zikaltërit” e gjetën veten në disavantazh pas pjesës së parë, falë një gafe portierit Samir Handanovic, të cilën e shfrytëzoi Andrea Beloti.

Mirëpo gjërat shkuan mirë në pjesën e dytë për Interin, që shënoi 3 gola. Serinë e golave e nisi Eshli Jang në minutën e 48, për ta vazhduar Godin, 3 minuta më vinë, ndërsa goditjen e fundit e regjistroi Lautaro Martinez.

Interi rimerr pozitën e dytë me 68 pikë, aq sa ka edhe Lacio, teksa Torino vijon të luftojë për mbijetesë pasi tubon 34 pikë në vendin e 16.

Shpërndaj me

Loading...