fbpx

Qytetarët do të marrin pjesën më të madhe të inverterëve të premtuar deri në fund të sezonit të ngrohjes. Drejtori i “EMV”-së, Vasko Kovaçevski thotë se masa shtetërore që synon të kontribuojë në uljen e ndotjes nuk do të përfundojë këtë vit, por do të vazhdojë sezonin e ardhshëm të ngrohjes. Përveç për Manastirin, Shkupin, Kërçovën dhe Tetovën autoritetet njoftojnë zgjerim të numrit të qyteteve dhe komunave, ku do të zbatohet masa qeveritare. Nga arka e kompanisë së shtetit EMV, për këtë masë janë siguruar 10 milion euro. Si kusht, qytetarët janë të detyruar të heqin dorë nga shporetët me dru në këmbim të blerjes së një kondicioneri inverter. Matematika thotë se ka para për 10,000 familje, dhe një familje do të marrë kupon prej 1.000 eurosh.

Shpërndaj me

Loading...