Në centralin bërthamor Natanz të Iranit, ka ndodhur “incident” duke dëmtuar ndërtesën në ndërtim e sipër, por kjo nuk ka ndikuar në funksionimin e rregullt të centralit bërthamor, ndërsa nuk ka pasur rrezatim të shtuar.

“Ndërtesa e dëmtuar është përshkruar si “mbetje industriale”, e vendosur mbi tokë dhe nuk është pjesë e uzinës bërthamore”, tha Beruz Kamalvandi, zëdhënës i Organizatës për Energji Bërthamore.

Ai shtoi se nuk ka arsye për shqetësim.

Natanz është një nga vendet kryesore të pasurimit të uraniumit në Iran.

Shpërndaj me

Loading...