Ka qenë Miss Albania dhe ish finalistja më e komentuar për shumë kohë e Big Brother Albania. Xhensila Pere u tregua mjaft e hapur për lidhjen e saj brenda shtëpisë me Fatjon Hysenbelliun, e cila vazhdoi dhe jashtë lojës. Edhe pas ndarjes, ajo nuk ngurronte të fliste pa doreza për atë lidhje dhe se cfarë sheh tek një mashkull.

Por gjërat duket kanë ndryshuar edhe për të. E pyetur tek “Ftesë në pesë“ nëse do të zgjidhte një burrë që var rrobat apo një mashkull tërheqës që merret me sport, Xhensila befasoi me përgjigjen.

Përpara 10 vitesh sic tha do të kishte zgjedhur këtë të dytin, por tani preferon atë që var rrobat sepse kështu ndimojnë njëri tjetrin. Epo, ca gjëra ndryshojnë me kalimin e kohës!

Shpërndaj me

Loading...