Ish-mbrojtësi i Liverpulit, Xhon Arne Riise dhe vajza e tij Ariana, janë shtruar në spital pas një përplasje me makinë në Norvegji.

Aksidenti ndodhi në Lerstad, rreth pesë milje në lindje të Alesundit qendror dhe të dy kuptohet se kanë shpëtuar nga dëmtimi i rëndë, pasi janë marrë për kontrolle si masë paraprake.

Policia gjeti makinën në rrugë rreth orës 2 të mëngjesit, pasi që Riise, udhëtonte me vajzën e tij për në shtëpi, në Alesund nga Tonsberg, në kohën e përplasjes.

Për fat të mirë,  Riise dhe vajza e tij, ishin në gjendje të mirë edhe se ishin të tronditur nga incidenti.

Shpërndaj me

Loading...