fbpx

Gjergj Dedaj tashmë edhe zyrtarisht është ambasador i Kosovës në Maqedoni. Lajmin se presidenti maqedonas Gjorge Ivanov ka nënshkruar dekretin për misionin diplomatik të Dedajt në Shkup e ka bërë të ditur ky i fundit me anë të një postimi në Facebook. “Do jem Ambasador i devotshëm dhe dinjitoz, i Kosovës në Maqedoni! Falënderoj Presidentin Thaçi, për dekretimin tim, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplote i Republikës se Kosovës ne Shkup, si dhe një falënderim për Presidentin e Republikës së Maqedonisë Ivanov, për nënshkrimin e dekretimit tim, në këtë mision të rëndësishëm shtetëror”, ka shkruar Dedaj.

Shpërndaj me

Loading...