Futbollisti i parë nga Maqedonia dhe nga Kosova që ishte i prekur nga virusi “Covid 19” , Izair Emini, sot publikisht konfirmoi se ka dal negativ në testin e radhës dhe se është gati që të rikthehet në terrenin e gjelber dhe të bashkohet me skuadrën e Dritës. Emini lajmin e përcolli në rrjetet sociale duke konfirmuar se gjithçka është tejkaluar në çështjen e virusit “Covid 19”.

“Njëherit doja të ju falenderoja perzemërsisht që më keni dhënë mbështetje gjatë kësaj kohe dhe do ju jem mirënjohës pëgjithmonë! Para dy ditësh bëra testin e radhës dhe më doli si rezultat negative. Flm edhe njëhere të gjithëve! Zoti ju ruajt,” ka shkruar Emini në “facebook”-un e tij personal.

Shpërndaj me

Loading...