fbpx

Pavarësisht se kanë gati 1 vit të martuar, Blero dhe Afrona nuk po ndajnë të njëjtën shtëpi bashkë si burrë e grua. Të dy vendosën që edhe pas celebrimit të vazhdonin jetesën të ndarë nga njëri-tjetri, Blero në Prishtinë e Afrona në Zvicër. E gjithë kjo ka ardhur për shkak të punëve të tyre dhe këngëtari ka treguar se edhe për pak kohë do të jetojnë ende mes dy vendeve.

Megjithatë ata takohen shpeshherë bashkë, ashtu siç kanë bërë edhe së fundmi. Çifti janë bashkuar me njëri-tjetrin, por jo në Prishtinë e as në Zvicër, por në një vend fantastik. Blero dhe Afrona kanë vendosur që ditët e fundit të verës t’i kalojnë së bashku në Stamboll dhe kanë zgjedhur që të pushojnë në një nga hotelet më luksoze me 5 yje.

Afrona ka publikuar disa video nga hoteli dhe prej tyre duket se kanë një pamje mahnitëse nga deti. Ajo ka treguar se mezi ka pritur të takohet me Bleron dhe me siguri të dy po e shijojnë qëndrimin pranë njëri-tjetrit pas disa kohësh larg.

Në 21 shtator ata bëjnë plot 1 vit nga dita e tyre e martesës dhe ndoshta ky do të jetë destinacioni që kanë zgjedhur për të festuar këtë datë të rëndësishme.

 

Shpërndaj me

Loading...