Raporti i revizionit për kompensimet e larta të prokurorëve në PSP është gati. Në fillim të qershorit, revizorët shtetërorë do t’ia paraqesin raportin Kryeprokurorit Ljubomir Jovevski, prokurores që udhëheq hetimin për kompensimet, por edhe ish-shefes së PSP-së Katica Janeva, e cila do të duhet të sillet nga arresti shtëpiak. Për momentin nuk dihet nëse mbledhja do të mbahet në zyrën e Revizionit Shtetëror ose në Prokurorinë për Krimin e Organizuar dhe ndjekjen e korrupsionit. Takimi është për shkak të obligimit të revizorëve për t’ua paraqitur raportin të gjitha palëve të interesuara.

Sipas informatave të Alsat, revizorët nuk gjetën lëshime të mëdha në pagesën e mijëra eurove si kompensim për ish-prokurorët në PSP. Kjo për faktin se Katica Janeva klasifikoi dokumentet për pagimin e bonuseve në PSP. Për shkak të konfidencialitetit të të dhënave, revizorët nuk kanë pasur mundësi të kenë qasje të plotë në dokumentet dhe mënyrën e pagesës së shtesave të ish-prokurorëve specialë. Nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe ndjekjen e korrupsionit për Alsat thonë se bëhet fjalë për proces parahetimor për mënyrën e pagesës së qindra mijëra eurove si shtesa për prokurorët.

Procedurë kundërvajtëse kundër ish prokurorëve special inicoi edhe  Komisioni kundër korrupsionit. Komisioni zbuloi se në PSP, prokurorët në vazhdimësi kanë marrë kompensime si të ardhura shtesë, por ato nuk i kanë paraqitur në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Sipas të dhënave të qeverisë për shpenzimin e parave publike, shpërblimet në PSP shkonin nga një mijë deri në mbi 150 mijë  euro. Më shumë para si bonus, respektivisht 157 mijë euro ka marrë Ish kryeprokurorja e PSP-së, Katica Janeva,

Bojan Stojanovski

Shpërndaj me

Loading...