Ylli i Atlanta Houksit, Tre Jang, mund t’i bashkohet skuadrës së Los Anxhelos Lejkersit, për të formuar treshen e madhe me Enthoni Dejvis e LeBron Xhejmsin. Zërat janë shtuar shumë pas marrëveshjes së fundit të Jangut me ‘Klutch Sports’.

Në kontratën e re të Jangut me këtë kompani, basketbollisti amerikan mund të kalojë te Lejkers, vetëm nëntë muaj më vonë. Mirëpo mediat amerikana raportojnë se Tre Jang është në ndjekje të një titulli të kampionit në NBA dhe se është hapur mundësia e bisedimeve me skuadrën nga Los Anxhelosi.

Shpërndaj me

Loading...