fbpx

VMRO-DPMNE u ka premtuar qytetarëve të Sveti Nikollës se do ti paguajë në kohë subvencionet për bujqësi dhe grumbullimin e të gjitha produkteve bujqësore. Kandidati për deputet Igor Janushev në takim me banorët e Sveti Nikollës premtoi se do të bëjnë edhe rritje të pensioneve dhe rrogave.

“Krahas atyre projekteve gjenerale e të mëdha të cilat do të zhvillohen normalisht, 20% të rritjes së pensioneve ose rreth 3500 denarë më shumë për çdo pensionist, 25 për qind të rritjes së pagave për të gjithë të punësuarit. Ajo që është shumë me rëndësi për të gjithë qytetarët e Sveti Nikoles gjatë bisedimeve me njerëzit është projekti për gazifikim. Gazifikim dhe gaz natyror për ç’do shtëpi dhe atë për lidhje pa pagesë për çdo qytetarë”.

Shpërndaj me

Loading...