Jennifer Aniston arriti të shmangë një takim me ish-bashkëshortin Brad Pitt, pas atij në SAG Awards, që i bëri të gjithë të shpresojnë për një ribashkim.

Aktorja nuk u duk gjëkundi në tapetin e kuq e as në festën që u mbajt nga Vanity Fair, të dielën.

50-vjeçarja iu bashkua shoqes së saj të ngushtë të serialit “Friends”, Courteney-t dhe koleges Laura Dern në festën e Netflix, në West Hollywood.

Ajo nuk u pa gjëkundi pranë ish-it Brad Pitt, duke ruajtur kështu distancën e tyre pas ribashkimit të shkurtër në prapaskenën e SAG Awards muajin e kaluar që bëri bujë në mediat sociale.

Ndërkohë, Brad këtë herë e anashkaloi festën e Netflix dhe në vend të saj u vërejt duke festuar në Vanity Fair Oscars Party.

Aktori, i cili u nda nga Jennifer pasi u dashurua me Angelina Jolie në vitin 2005, ngjalli shpresë kur u fotografua duke i kapur dorën ish-bashkëshortes, por me sa duket aq ishte.

Shpërndaj me

Loading...