fbpx

Ditën e djeshme këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima publikoi projektin e saj më të fundit muzikor, të titulluar ‘Don’.

Ndërsa pak më parë ajo ka ndarë në llogarinë e saj disa foto të shkëputura nga xhirimet e projektit, gjatë të cilit ka treguar se ka qenë shumë sëmurë.

“Kam qenë shumë sëmurë teksa xhiroja ‘Don’. Jo Corona, më keq. Faleminderit skuadrës sime që më bëri të dukem mirë kur ndihesha…”, ka shkruar Kokëdhima në postimin e fundit në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar gjithashtu disa momente nga klipi me veshjen e bardhë ku ka dalluar për paraqitjen mjaft tërheqëse dhe format gjithashtu.

Kujtojmë se kënga e Besës është pritur shumë mirë dhe se fansat e saj nuk kanë ngurruar ta dëgjojnë dhe etiketojnë atë në postimet e ndryshme në rrjetet sociale.

Shpërndaj me

Loading...