Pas kaq muajsh, Joe Jonas dhe Sophie Turner janë bërë prindër për herë të parë. Sipas ‘Tmz’, Turner solli në jetë një vajzë, të cilën vendosën ta quajnë Willa.

Deri më tani çifti nuk ka bërë asgjë publike në llogaritë e tyre në rrjetet sociale dhe që prej fillimit të shtatzënisë u përpoqën të ishin larg syrit të mediave.

Kujtojmë se dyshja u njoh në vitin 2016 dhe u fejuan në tetor të 2017-s. Joe dhe Sophie e celebruan dashurinë e tyre në Las Vegas në muajin maj të vitit 2018 në një ceremoni që mori vëmendjen e të gjithëve.

Shpërndaj me

Loading...