fbpx

Vetëm pak ditë i ndajnë Ledri Vulën dhe Sara Hoxhën nga ardhja në jetë e fëmijës së tyre të parë. Sara është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël dhe do të lindë një bebushe, të cilën çifti po e pret me padurim.

Ata mbajtën një festë gjigjante baby shower, ku shijuan në makismum çdo moment me miqtë e familjarët, ndërsa tani duket se erdhi momenti i “të vërtetës”!

Për të gjithë ata që kanë pyetur pa pushim çiftin edhe sa ditë kanë mbetur e kur do të vijë në jetë e vogla, reperi e ka dhënë sot një përgjigje! Ledri ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram një foto të ekos së bebushes, ndërsa shkrimi krahas postimit na i ngrohu zemrat!

“Jom ka des sytë me t’i pa”- shkruan ai.

Në cepin e djathtë të fotos, në anën e sipërme, vumë re një datë të afërt që me shumë mundësi është dita e lindjes së të voglës.

Pra, Sara dhe Ledri do të bëhen prindër në datën 10 të këtij muaji!

Për më tepër, Sara e përmendi këtë datë kur njoftoi ndjekësit në InstaStory se foto të tjera të baby shower-it do të publikohen pas datës 10/10 (Pra kur të lindë foshnja).

 

View this post on Instagram

 

jom ka des syt me ti pa

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Shpërndaj me

Loading...