fbpx

Nëse ndonjëherë keni menduar si mund të dukej bebushja e Jonida Vokshit, urdhëroni!

Moderatorja postoi në llogarinë e saj të Instagram-it fotot e para ku zbulon portretin e së bijës, Emit. Bebushja me sytë gjithë shkëlqim, duket kopje e së ëmës, pavarësisht se mesa duket, partneri i saj mendon ndryshe.

“Sonte donim t’ju prezantonim me Emin tonë, e cila ju përqafon shumë! Ps: Besniku, sigurisht që komenton: “E bukur si baba vet!””- shkruan Jonida në përshkrimin e fotos.

Vogëlushja erdhi në jetë më 16 qershor, por prindërit zgjodhën të prisnin disa muaj para se të gjithë të shihnin fytyrën e saj!

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, shtatorin e kaluar përmes një ceremonie të thjeshtë buzë detit.

Shpërndaj me

Loading...